Çfarë bëjmë ne

Gaia Events është më tepër se një kompani menaxhimi eventesh.

Ne krijojmë kënaqësi dhe gjejmë frymezim kudo që shkojmë dhe nga kushdo që takojmë.

Ne j’ua lehtësojmë realizimin e eventit të dëshiruar duke ndjekur hap pas hapi ciklin e plotë, nisur që nga krijimi i konceptit ose idesë fillestare, deri në zbatimin dhe konkretizimin e tij.

Çfarë na bën të jemi ndryshe? Ne ju dëgjojmë dhe tejkalojmë pritshmëritë tuaja.

 



DASMA

Ke vendosur të martohesh?

Ne krijojmë ditën tënde speciale që do të jetë e paharrueshme.

Emocionet janë kryefjala që nis që nga detajet deri tek panorama më e gjerë. Organizimet tona reflektojnë stilin e jetesës dhe karakterin e çiftit që do të martohet. Ne punojmë ngushtë me nusen dhe dhëndrrin për të krijuar momente domethënëse, jo vetem për çiftin por edhe për të ftuarit, familjen dhe shoqërinë

Përdorimi i elementëve kreativë si ndërthurja e ndriçimit me ngjyrat mundëson që edhe dizajni më i thjeshtë të përcjellë përshtypje që zgjasin në kohë.




EVENTE BIZNESI

Ju japim mundësinë që të ndani historinë e punës dhe kulturës së kompanisë tuaj. Organizimi i një eventi është mënyra më e mirë për të festuar suksesin e një kompanie.

Nëse ju do të inauguroni një biznes te ri, keni menduar të tregoni mirënjohjen për punonjësit më të mirë, keni përvjetorin e kompanisë ose festën e fundvitit, ne ju ofrojmë konsulencën dhe eksperiencën tonë që mesazhi juaj të përcillet në mënyë efektive.

Ndani qëllimin tuaj me ne dhe lërini profesionistët të kujdesen për pjesën tjetër…

Realizimi i çdo projekti ka në thelb dy elemente: Përpikmëri dhe Stil

EVENTE QE RRISIN MARKËN TUAJ




EVENTE PRIVATE

Ne ndërtojmë festën që përfaqëson TY !

KRIJOJME MOMENTE TE PAHARRUESHME

Ne e shohim çdo event si një faqe të bardhë ku do të shkrihen me një penel artisti të gjitha ngjyrat, dëshirat e protagonistit, duke kombinuar të gjitha detajet nisur nga ftesa, kokteili, muzika, lulet e deri tek menuja.

Jemi te lumtur të kujdesemi për një ditëlindje, festë për pritjen e ëmbël të një femije ose një darke romantike për dy të dashuruar.

Ju sigurojmë që te ftuarit mbeten aq të kenaqur sa mezi presin ftesën për eventin e radhës!




Luana Vjollca

Mbreme ishte nje enderr !
E gjithe idea dhe organizimi u krijua nga Gaia Travel & Events & Drymades Inn nuk kam fjale per tju falenderuar per mrekulline qe kishit realizuar !

Faleminderit!

Arba

Ju falenderoj perzemersisht per punen e mrekullueshme te realizuar per te shnderruar ambjentin e dasmes time ne nje enderr, madje edhe me e bukur sec kisha enderruar.

Gjithe te mirat!